Site icon Telegrafi

Brenda burgut afgan, ku ish-të burgosurit tani janë rojet e burgut

Luftëtarët talebanë tanimë udhëheqin me burgun Pul-e Charkhi, një strukturë e sigurisë së lartë në periferi të Kabulit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për vendin të cilin Shtetet e Bashkuara e përdorën gjatë pranisë së tyre në Afganistan.

Kompleksi u quajt “Guantanamo” dhe përdorej për të mbajtur rreth 2.500 luftëtarë.

Por tani ata janë rojet dhe siç vë në pah Euronews, shumica e qelive janë bosh.

Ata thonë se qelitë ishin të stërmbushura dhe përdornin fjalën e neveritshme për të përshkruar se si mbaheshin të burgosurit.

Tani që talebanët kanë marrë Afganistanin ata thonë se ka rreth 60 të burgosur në këtë kompleks dhe se ata po trajtohen në mënyrë të drejtë.

“Ne po përpiqemi t’i mbajmë nivelet e ulëta të krimit. Dhe masat do të shpallen brenda një jave apo më shumë”, thotë drejtori i burgut Sharafatullah Hozaifa, i cili thotë se ka qenë talebanë që nga fillimi i lëvizjes.

Ndërsa mëson punën e re, Hozaifa përsëriti mesazhin që talebanët kanë përcjellë: gjithçka është falur dhe është koha për një kapitull të ri.

“Ne nuk duam hakmarrje”, thotë ai. “Amnistia është shpallur. Të gjithë afganët që ishin ushtarë ose policë u falën”.

Por ndërsa ekipi i Euronews ka vazhduar turneun, të burgosurit kanë treguan një histori tjetër.

Një banor 22-vjeçar i Kabulit, përmes një dere metalike ka treguar ngjarjen.

“Ne ishim katër”, thotë Mohammed. “Dhe shkuam në një hotel. Ne donim të blinim ushqim. Çdo pulë kushtonte 200 Afghani. Dhe ne blemë dy. Dhe bukë. Totali ishte 500 Afghani. Por hoteli tha 750. Dhe unë thashë jo, pse 250 më shumë? Unë thashë që nuk kam më para dhe i kërkova që të merrnin telefonin tim që të shkoja dhe të kërkoja më shumë para. Dhe pastaj erdhi ushtari Badri dhe na rrahu dhe na solli këtu”.

“Askush nuk dëshiron të jetë në burg. Ne nuk duam të jemi më këtu. Ne duam të jemi me familjet tona. Ne nuk jemi kriminelë. Ata nuk kanë asnjë provë për krimet tona. Çdo ditë këtu është si një vit. Nëse ndonjë mysliman këtu dëgjon zërin tim. Unë jam i pafajshëm dhe jam këtu. Ne e pranojmë Emiratin Islamik. Ne e pranojmë Islamin dhe Kuranin. Dhe askush nuk erdhi këtu për të pyetur për ne”. /Telegrafi/

Exit mobile version