Telegrafi

Brenda burgjeve të Koresë së Veriut: Gruan e rrahën brutalisht që kishte bërë seks me të huajt, kurse burrin vetëm pse kishte shqyer posterin e Kim Jong-un (Video, +18)

Në internet është shfaqur një video e filmuar në vitin 2011, në të cilën dokumentet dhuna e paparë e ushtruar mbi të burgosurit në Korenë e Veriut.

Ajo tani riaktualizuar pasi është vënë një pikëpyetje vdekja e studentit amerikan Oto Vormbir, që ishte arrestuar në këtë vend, transmeton Telegrafi.

Ai ishte arrestuar dhe dënuar me 15 vite punë të detyrueshme. Kurse këtë vit është kthyer në shtëpinë e tij në Shtetet e Bashkuara, dhe vetëm gjashtë ditë më vonë ai vdiq.

Videoja rrëqethëse tregon më së miri se çfarë ndodh brenda burgjeve të Koresë së Veriut.

Në të shihet se si një agjent i Sigurimit Shtetëror, rrah në mënyrën më brutale një grua e cila është akuzuar se ka bërë seks me burra nga Kina deh Koreja Jugore, kurse disa minuta më vonë rrah një mashkull i cili kinse ka shqyer fotografinë e Kim Jong-un.

Gruaja që rrahet brutalisht kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat me të cilat e ngarkonte agjenti shtetëror, por kjo nuk e ndalonte atë që gjatë gjithë kohës ta godas, t’i shkul flokët dhe ta tërheq zvarrë nëpër dhomë.

Ndërkaq, burri kishte përjetuar torturë të paparë derisa merrej në pyetje lidhur me fotografinë e shqyer të liderin Kim Jong-un.

Studenti amerikan Oto Vormbir kishte shkuar për vizitë në Korenë e Veriut kur është arrestuar kinse për vjedhjen e një posteri propagandues nga hoteli ku po qëndronte gjatë vitit të kaluar. Por, ende nuk dihet se si përfundoi në komë.

Mjekët nga Universiteti Virginia kanë deklaruar se ky student kishte pësuar lëndime të rënda në tru. Familja e tij dyshon se në Korenë e Veriut e kishin torturuar. /Telegrafi/