Site icon Telegrafi

Brenda bunkerit të miliarderëve (Video)

Në pamje të parë nga sipër mund të mos duket imponues, por nëntokë ndodhet një luks i vërtetë në një sipërfaqe prej 30 mijë metra katrorë.

I ndërtuar në një vend që ka shërbyer si bunker ushtarak, kjo është streha më e madhe private për ata që druhen se botës do i vijë fundi shpejt, përcjell mapo.al.

Bunkeri ka edhe një pistë për helikopter dhe disa korridore sekret, që lidhin godinat sipër me ato poshtë.

“The Oppidum” gjendet pranë Pragës dhe në brendësi ka një kinema, pishinë, palestër, madje edhe një kopsht të nëndheshëm.

Ish-shefi i inteligjencës çeke dhe eksperti i sigurisë, Andor Sandor thotë se ky është një bunker unik.

“Nuk ka një tjetër më të madh”, ka thënë ai.

Punimet për bunkerin sekret nisën në vitin 1984, në kulmin e Luftës së Ftohtë. 

Exit mobile version