Ndërtuesit e bunkerëve luksoz nëntokësor pranojnë se janë bombarduar nga kërkesat e shumta për ndërtimin e bunkerëve, që nga zgjedhja e Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara.
Edhe përkundër çmimit të lartë, pronari i projektit Survival Condo, Larry Hall, thotë se është duke u bombarduar nga kërkesat e shumta për ndërtimin e bunkerëve, transmeton Telegrafi.
Ky interesim i madh për ndërtimin e bunkerëve është rritur, që kur Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-ve.
Në muret e bunkerëve ekzistojnë edhe dritaret me imazhe që simulojnë pamjet e vendit, ku është ndërtuar edhe pse janë qindra metra nën tokë të ndërtuar.
“Që kur Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-ve, jemi bombarduar nga kërkesat e shumta për ndërtimin e bunkerëve”, ka deklaruar Halla.
Këta bunkerë janë të pajisur me gjeneratorë me naftë, që mund t’i furnizojnë dhomat me rrymë për më shumë se dy vite e gjysmë.
Por disa prej bunkerëve edhe më luksoz posedojnë pishina, dhoma masazhi, kina dhe poligon për qitje. /Telegrafi/