Telegrafi

Brenda banesës moderne të Ilda Bejlerit

Ajo është një ndër prezantueset më të bukura televizive shqiptare.

Bëhet fjalë për Ilda Bejlerin, e cila bëhet shpesh temë e mediave rozë me mesazhet dhe imazhet e sjella në rrjetet sociale.

Ajo së fundi u bë personazh të komentuar pas largimit të bujshëm nga “Digitalb”, ku kishte filluar një sherri me Dritan Shakohoxhën.

Gjatë ditës së sotme ka filmuar apartamentin e saj modern, duke na treguar dhomën e gjumit, kuzhinën dhe ballkonin.

“Sot në mbrëmje shihemi në “Top Channel”, shkruan zeshkania krahas videos së apartamentit të bukuroses.

Ndryshe, Ildën do ta shohim në emisionin sportiv “Procesi sportiv”, ku do të jetë partnere e Edi Manushit. /Telegrafi/