Telegrafi

Brenda avionit më luksoz në botë (Video)

Mjafton të shikosh kabinën e avionit e ta kuptosh se për çfarë luksi bëhet fjalë. Për rehatinë e pasagjerëve kujdesen karriget e rehatshme të cilat më shumë duken si fotele.

Në rastin e udhëtimeve të gjata avioni ofron ambiente për çlodhje ku ju dhe mund të bëni një gjumë të qetë.

Pas gjumit natyrisht se duhet bërë dush, prandaj në avion gjendet banja e pajisur me pajisjet më bashkëkohore.

Ndërkohë mësohet se për rregullimin e brendisë së këtij avioni, janë përdorur materialet më të mira, siç janë pambuku dhe mëndafshi.

Çmimi i këtij avioni është rreth 50 milionë dollarë, por rehatinë dhe komforin që e ofron, ia vlen çdo cent. /albeu.com/