Telegrafi

Brenda apartamentit sekret në kullën “Eiffel” (Foto)

Ky apartament mund të duket krejt i zakonshëm, por pamja që ofrojnë dritaret është madhështore.

I vendosur brenda kullës “Eiffel”, apartamenti është ndërtuar në të njëjtën kohë me njërin prej simboleve të Francës.

Në vitin 1889, arkitekti Gustave Eiffel e ndërtoi apartamentin në nivelin e tretë të kullës, në lartësinë 304 metra nga toka, transmeton shekulli.

N ë atë kohë, dhoma u mbush me mobile druri, letra muri shumëngjyrëshe dhe një piano të madhe.