Çifti David dhe Victoria Beckham thuhet se kanë blerë një apartament prej 24 milionë dollarësh apo (21 milionë euro) në ndërtesën e Muzeut ‘One Thousand Museum’ në Miami.
Shtëpia e tyre e re – e projektuar nga arkitektja e ndjerë Zaha Hadid – u përfundua në fund të vitit 2019, vetëm disa muaj pasi çifti së bashku me tre fëmijët, Romeo, 17-vjeç, Cruz, 15-vjeç, si dhe vajzën Harper, tetë vjeçe, vizituan ndërtesën madhështore gjatë verës.
Sipas The Sun, familja e famshme ka vendosur të jetojë ‘në prehër të luksit’ pasi prona ekstravagante ka gjithsej pesë dhoma gjumi dhe një pishinë luksoze.
Vendbanimi i ri shërben si një shtesë e bukur për koleksionin e tyre të pasurive, përfshirë rezidencën prej 31 milionësh në Londër dhe shtëpinë në Cotswolds, për të cilën thuhet se vlen 6 milionë funta.
Ndërtesa 62-katëshe është e gjatë 215 metra, duke e bërë atë një nga ndërtesat më të larta në qytet, me çmimet për apartamentet që variojnë midis 5,900,000 dollarë (4.7 milionë £) deri në 21.850,000 dollarë (17.6 milionë).
Si apartamentet luksoze private, ndërtesa ka një pishinë, një banjë trajtimi me dy dhoma, sallon flokësh dhe bukurie, dhe një zonë të përfshirë nga rrezet e diellit.
Arkitektja Dame Zaha shijoi një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, duke punuar në ndërtesa në të gjithë globin përfshirë Muzeun MAXXI në Itali, Shtëpinë e Operës ‘Guangzhou’ në Kinë dhe Qendrën ‘Heydar Aliyev’ në Azerbajxhan.
Ajo ishte gjithashtu prapa modeleve për stadiumin e ‘Kupës së Botës 2022’ në Katar, i cili mori vëmendjen pasi disa thanë se i ngjante organit gjenital të një gruaje.
Më poshtë mund t’i shikoni disa pamje përrallore nga ambientet e shtëpisë së David dhe Victoria Beckham:
/Telegrafi/