Telegrafi

Brenda anijes së vdekjes ku humbën jetën dhjetëra emigrantë në Mesdhe (Foto)

Një baba që po mbytet tenton dëshpërimisht të shpëtojë beben e tij, ndërsa 1800 emigrantë rrezikojnë gjithçka në kërkim të një jete më të mirë.

Këto pamje të tmerrshme janë fiksuar në Mesdhe gjatë një operacioni për të shpëtuar qindra burra, gra e fëmijë në një anije të improvizuar në brigjet e Libisë, shkruan mapo.al.

Një foto shokuese tregon një grup emigrantësh teksa ecin mbi trupat e vdekur të hedhur në një varkë shpëtimi.

Operacioni i shpëtimit u krye nga një OJQ e quajtur ‘Proactiva Open Arms’ rreth 12 milje larg brigjeve të Libisë.

1800 emigrantë u shpëtuan, ndërsa dhjetëra të tjerë humbën jetën.

Ekipet e shpëtimit thanë se kjo ishte një prej ditëve më të ngarkuara në historinë e tyre.