Site icon Telegrafi

Brenda anijes që është cilësuar ‘hoteli’ më i mirë luksoz në Mbretërinë e Bashkuar

Hoteli më i mirë luksoz në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024 është emëruar anija Fingal.

Megjithatë, harroni çdo ide rreth lundrimit me të pasi ajo është e ankoruar përgjithmonë në bregdetin e Portit të Leith, afër jahtit mbretëror të ngjashëm statik Britannia.

Bëhet e ditur se Fingal ka vetëm 22 dhoma, njëra prej të cilave është suita Skerryvore, përcjell Telegrafi.

Përtej është një banjë luksoze me një kabinë gjigante për dush.

Ndër tjera, restoranti i anijes ofron ushqim të jashtëzakonshëm, duke përfshirë salmonin Wester Ross.

Siç raportohet, hoteli u hap në vitin 2019 me 23 dhoma. Njëra prej tyre më vonë u shndërrua në një dollap të madh furnizimesh. /Telegrafi/

Exit mobile version