Telegrafi

Brenda anijes luksoze me 627 rezidenca, aty ku nuk mungon asgjë – nga klubet e natës e deri te palestrat sportive

“Renderët” së fundmi të prezantuar zbuluan anijen gjigante e quajtur Somnio, që do të ofroj apartamente ultra-luksoze me një çmim fillestar prej 8.1 milionë funte.

Jeta në anije tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë blerësve potencial. Por apartamentet janë paksa të shtrenjta – ku banorëve mund t’ju kushtoj nga 3.2 milionë funte, transmeton Telegrafi.

Por aty ka hapësirë edhe për ata me xhepa më të cekët, pasi ofrohen apartamentet nga një dhomë gjumi deri në katër – ku do të fillojnë të shiten me çmim prej 268 mijë funte.

Brenda anijes gjigante do të jenë 627 rezidenca të shpërndara në anijen 226 metërshe, që aktualisht po ndërtohet në Kroaci dhe pritet të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm.

Apartamentet do të jenë nga 22 metra katrorë e deri ato me mbi 200 metra, e secila do të jetë e mbushur me mobile nga Italia, ku pronarët mund të zgjedhin se cilat u përshtaten atyre.

Brenda tyre do të ketë edhe kuzhinë moderne, televizorë të sheshtë, dritat e mençura dhe zërim sikurse në klube të natës dhe shtretërit do të jenë të cilësisë së lartë.

Në këtë anije do të ketë gjithçka, duke filluar nga kinematë, klubet e natës, restorantet e deri të palestrat sportive. Aty do të jetë edhe libraria me mbi 10 mijë libra. /Telegrafi/