Telegrafi

Brenda ambienteve të hotelit luksoz në Manchester, ku Wayne Rooney qëndroi me tri bukuroshet që e xhiruan

Trajneri i Derby Country, Wayne Rooney u xhirua ndërsa ishte në gjumë, i veshur plotësisht, ndërsa një femër gjysmë e zhveshur pozoi për një fotografi pranë tij në një klub nate në Manchester.

Imazhet e trajnerit me bukuroshet u bënë virale gjatë fundjavës, shkruan The Daily Star.

Një nga fotografitë duket se tregon 35-vjeçarin duke folur me një bukuroshe në një klub nate.

Nuk ka pasur asnjë sugjerim që ish-sulmuesi të ketë bërë diçka të gabuar ose se ai ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme, ndërsa një mik i vajzave këmbëngul se nuk kishte kontakte seksuale.

Lexo po ashtu Rooney mund të shkarkohet nga Derby, pas shpërthimit të skandalit me tri modele të zhveshura

Policia gjithashtu konfirmoi të martën se ata nuk do të hetonin një përpjekje të mundshme shantazhi kundër yllit.

Nata e Rooneyt në fjalë filloi në klubin ‘Chinawhite’ në qendër të qytetit të Manchesterit.

Më vonë, trajneri dhe dy miqtë e tij u bashkuan me vajzat në dhomën e tyre në hotelin “Staycity”, ku dhomat mund të kushtojnë nga 60 deri në 200 funte brenda natës.

Sipas faqes së hotelit në internet, të gjitha dhomat me kompleksin e apartamenteve me 182 dhoma vijnë me kuzhina ose aneks kuzhine të pajisura plotësisht, hapësira luksoze për të qëndruar, për të ngrënë dhe për të punuar, dhe kanë nga një TV me ekran të sheshtë.

Dhomat mund të strehojnë nga dy deri në gjashtë persona, dhe secila ka dekore të veçanta druri.

Shtretër të vetëm dhe dopio janë të dy të disponueshëm, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme e secilës dhomë ndryshon midis 35m², 55m² dhe 70m² në varësi të rezervimit.

Hoteli gjithashtu duket se ka palestrën e vet dhe sallën e konferencave për ngjarje.

Ekziston edhe një kafene e vogël në ambientet e cila shërben një meny mëngjesi, ëmbëlsira dhe pije.

Hoteli “Staycity” pretendon të ketë “norma të pamposhtura” dhe mburret me një vlerësim 4,5 prej 5 yjeve në faqen e vlerësimeve TripAdvisor. /Telegrafi/