Telegrafi

Brenda aeroplanmbajtëses më të madhe britanike, që peshon 65 mijë tonë dhe është e gjatë 280 – që pistën e ka sa katër fusha futbolli (Foto/Video)

Aeroplanmbajtësja më e madhe që ndonjëherë është ndërtuar në Britani, pritet të lundroj, por do ta “jetë” problem të transportohet deri tek ujërat e thella për shkak të madhësisë së saj.

“HMS Mbretëresha Elizabeth” është aeroplanmbajtësja më e re e marinës britanike, e cila sa herë që futet në hangar për “parkim” duhet ta ndihmojnë dhjetëra instruktor që të mos prek në muret mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

Ajo është e pajisur me armë të ndryshme të kalibrit të madh siç janë mitralozat 30 mm, ndërsa pesha e saj në total është 65 mijë tonë dhe ka një kosto prej 3.1 miliardë funte, ndërsa inxhinierëve u janë dashur plot 10 vite që të përfundojnë të gjitha punimet brenda saj.

Lexo po ashtu Kjo është anija më e shtrenjtë në botë, që kushton sa tetë buxhete të Kosovës (Foto/Video)

“HMS Mbretëresha Elizabeth” është e gjatë 280 metra dhe e lartë sa nëntë kate të një ndërtese, ndërsa sipërfaqja brenda saj është 16 mijë metra katrorë.

Në këtë anije janë të instaluara pajisjet më moderne siç janë radarët për kapjen e aeroplanëve luftarak ,si dhe hangarin që mund të mbaj aeroplanë luftarak të tipit F-35B si dhe helikopterë.

Pista e saj është e madhe sa katër fusha futbolli, ndërsa kjo hapësirë e madhe i mundëson të akomodojë 1 mijë persona të ekuipazhit si dhe 40 fluturake.

Lexo po ashtu Kjo është aeroplanmbajtësja e re më e madhe në botë e ushtrisë amerikane, e cila ka kushtuar plot 13 miliardë dollarë (Foto/Video)

Brenda kësaj aeroplanmbajtëse nuk mungon asgjë, pasi brenda ka spital, dentistin, kimistin, stacionin e policisë, burgun, kuzhinën me një ekip të mrekullueshëm kuzhinierësh që janë të obliguar të shërbejnë 1 mijë marinarë.

Shpejtësia maksimale e kësaj anije është 28 kilometra në orë dhe mund të brenda ditës mbi 500 tonë të ujit të detit ta shndërroj në ujë të pijshëm. /Telegrafi/