Telegrafi

Brenda aeroplanit të Real Madridit: Luks i paparë i fituesve të Ligës së Kampionëve vlera e të cilit është 340 milionë funte – me shtretër, dushe, shtrat personal dhe 2,500 kanale televizive

Me fillimin e Ligës së Kampionëve, klubet më të mëdha evropiane, kanë filluar edhe udhëtimin nëpër Evropë.

Dhe nëse jeni njëri prej lojtarëve të Real Madridit, atëherë do të jeni me fat që të fluturoni në një avion luksoz ‘Emirates A380’ me vlerë 340 milionë funte.

Kjo është e saktë, pasi Gareth Bale, Marcelo, Sergio Ramos dhe Co, do të udhëtojnë me këtë aeroplan pas një marrëveshje sponsorizim me Fly Emirates.

Nga kjo marrëveshje jo vetëm që klubi fut në xhep 62 milionë funte në vit, por si shkëmbim, ata trajtohen si mbretër, kur janë në aeroplan.

Së pari, brenda aeroplanit çdo lojtar ka për përdorim dushin e tyre privat – kështu që nuk ka nevojë për dushe të përbashkëta.

Pastaj, nëse ata dëshirojnë, kanë mundësi të pushojnë në një zonë bari plotësisht funksionale.

Por kjo nuk është e mjaftueshme për këta futbollistë pasi Galaktikët gjithashtu kanë shtratin e tyre për të fjetur, i cili vjen me disa përfitime të tjera.

Ka një televizor që ju lejon të keni qasje në 2.500 kanale, një mini bar me alkool, si dhe një kabinë të vogël për tu pastruar.

Fly Emirates kanë sponsorizuar Realin që nga nënshkrimi i marrëveshjes së sponsorizimit në vitin 2013.

Kjo kompani ka marrëveshje të ngjashme edhe me Arsenalin dhe PSG, të cilët gjithashtu i kanë përdorimin aeroplanët e tillë. /Telegrafi/