Telegrafi

Brenda 24 orëve të fundit në Serbi humbin jetën 13 persona, konfirmohen 344 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Serbi janë konfirmuar 344 raste të reja me COVID-19, kurse 13 tjerë kanë humbur jetën nga coronavirusi, ku numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 418, thuhet në raportin ditor të publikuar në ueb-faqen COVID-19.rs.

Gjithashtu është rritur numri i personave që janë në respirator për 16 brenda 24 orëve, duke bërë që numri i përgjithshëm i tyre të shkojë në 170, që është numri më i madh i tyre që nga fillimi i epidemisë në Serbi, transmeton Telegrafi.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë në Serbi, gjatë 24 orëve janë testuar 8.659 persona, kurse numri i përgjithshëm i testuarve ka shkuar në 507.002, e të hospitalizuarve në 203.

Kujtojmë që ditë më parë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, propozoi rikthimin e orës policore që nxiti reagime të ashpra të qytetarëve që më pas eskaluan në protesta të dhunshme në Beograd. /Telegrafi/