Site icon Telegrafi

Për 24 orë, dy tentativa për deponim të parave false në bankë

Policia e Kosovës njoftoi se brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të pranimit në bankë të kartëmonedhave të falsifikuara.

Rasti i parë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku rreth orës 11:00 të së hënës ankuesja, arkëtare në bankën NLB ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar.

Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Migjeni” në Prishtinë, ku rreth orës 13:00 të së hënës ankuesja, punëtore në TEB bankë  ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro nga një i dyshuar, e që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar. /Telegrafi/

Exit mobile version