Telegrafi

Brenda 24 orëve, 917 njerëz vdiqën nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar

Në Mbretërinë e Bashkuar, 917 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi në 24 orët e fundit, raporton BBC.

Numri i vdekjeve në atë vend ka shkuar në 9875. Dje, në Mbretërinë e Bashkuara 980 njerëz kishin vdekur nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

Pacientët që vdiqën ishin midis 11 dhe 102-vjeç dhe 33 prej tyre nuk kishin probleme shëndetësore.

Boris Johnson po rikuperohet

Kryeministri britanik Boris Johnson po rikuperohet mirë nga coronavirusi, tha zyra e tij sot.

Në Skoci, 47 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi në 24 orët e fundit.

Coronavirusi ka marrë jetën 15 të tjerëve në Irlandën Veriore në 24 orët e fundit. Numri i vdekjeve u rrit në 107 në atë vend. /Telegrafi/