Franca ka raportuar 1,438 vdekje brenda ditës nga coronavirusi, përfshirë 924 nga shtëpitë e kujdesit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 17,167.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kreu i autoritetit shëndetësor, Jerome Salomon, njoftoi se 2,632 raste të reja u konfirmuan nga virusi, duke sjellë numrin e përgjithshëm në 106.206.
Salomon ka shtuar se më shumë se 30 mijë njerëz janë kthyer në shtëpi pas trajtimit në spital.
Ndryshe numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi është rritur në 2 milionë, ndërsa 125 mijë persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/