Chelsea i ka zhvilluar dy miqësore me Udinesen brenda 24 orësh, duke shënuar fitore në të dyja.
Mbrëmë, nga ora 21:00, Thomas Tuchel vendosi një skuadër më të fortë përballë skuadrës italiane, të cilën e fituan me rezultat 3-1.
N’Golo Kante, Raheem Sterling (goli i parë në fanellën e Bluve), dhe Mason Mount ishin realizuesit për Chelsean, ndërsa Gerard Deulofeu shënoi për Udinesen.
Action! 🎬
Goals: x3 against Udinese… pic.twitter.com/7ZuluBnKgt
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 30, 2022
Ndërsa sot (e shtunë), skuadra londineze e mposhti 2-0 atë italiane, falë golave të Ruben Loftus-Cheek dhe Hakim Ziyech, me ndeshjen që u zhvillua me dyer të mbyllura.
Për 45 minutat e para, luajti edhe Armando Broja, që pati një paraqitje pozitive dhe duket se Thomas Tuchel do ta ketë atë në dispozicion për edicionin 2022/23.
Chelsea deri më tani ka kompletuar transferimin e Raheem Sterling dhe Kalidou Koulibalyt, derisa lidhen edhe me një numër të tjerë transferimesh. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yEg2_Lf1gHk&ab_channel=BluesCorner