Juventusi ka njoftuar se nënshkrimi i ri Gleison Bremer do të veshë fanellën me numrin 3, që e mbante çliruar Giorgio Chiellini.
Chiellini kishte veshur numrin 3 në secilin nga 17 sezonet e tij me Bianconerët.
Braziliani ka mbajtur numrin 3 edhe te Torino, ndërsa është shprehur i gatshëm për sfidën e re.
#️⃣3️⃣🇧🇷💪#WelcomeBremer
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 20, 2022
“Është një moment që më në fund ka ardhur, e kam pritur. Juventusi është një ekip i madh, jam shumë i lumtur dhe i lumtur që jam. Juventus është një ekip fitues, kam edhe ambicie për të fituar. Kam biseduar pak me Chiellinin dhe vendosa që Juventusi ishte skuadra më e mirë për mua”, ka thënë braziliani.
Ai do ta mbajë fanellën që e mbante Chiellini, duke thënë që është frymëzim.
That 𝓢𝓪𝓶𝓫𝓪 signature ✍️🇧🇷#WelcomeBremer pic.twitter.com/ljpvnAJmMW
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 20, 2022
“Sigurisht, Chiellini është mbrojtësi më i mirë italian, këtë e kam thënë gjithmonë. Kështu që jam frymëzuar pak nga ai dhe përpiqem ta bëj”, deklaroi Bremer.
Në fund ai u ndal e arsyeja pse zgjodhi Juventusin edhe pse kishte oferta të tjera, sidomos nga Interi.
🗣🤳 Breming with pride! 🤍🖤#WelcomeBremer pic.twitter.com/6P3pQUzQzE
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 20, 2022
“Kur pashë që erdhën Pogba dhe Di Maria, nuk kisha asnjë dyshim se kë të zgjidhja. Ne jemi një ekip i ndërtuar për të fituar. Siç thashë, unë gjithmonë dua të fitoj, Scudetton, Ligën e Kampionëve, gjithmonë dua të fitoj. Ky është qëllimi im”, përfundoi ai. /Telegrafi/