Telegrafi

Bremer drejt transferimit në Angli, ofertë prej 50 milionë euro për brazilianin

Gleison Bremer pritet të largohet nga Juventusi vetëm pas një vit qëndrimi me fanellën bardhezi.

E ardhmja e qendërmbrojtësit pritet të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City së bashku me Chelsean dhe Tottenham Hotspur janë vënë pas brazilianit.

Lexo po ashtu Tottenhami gati të bëj një ofertë të lartë për Bremer

Por hap para për transferimin e tij ka bërë Tottenham Hotspur që tanimë ka dërguar një ofertë për lojtarin.

Zonja e Vjetër shpenzoi 40 milionë euro për transferimin e brazilianit nga Torino, derisa Spurs duan ta transferojnë atë këtë verë.

Londinezët kanë ofruar 50 milionë euro, derisa Juventus po kërkon 10 milionë më shumë për qendërmbrojtësin.

Gjithsesi drejtuesit e dy skuadrave janë duke biseduar dhe mund të arrihet marrëveshje për një shumë mes 50-60 milionëeuro. /Telegrafi/