Gleison Bremer pritet të largohet nga Juventusi vetëm pas një vit qëndrimi me fanellën bardhezi.
E ardhmja e qendërmbrojtësit pritet të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City së bashku me Chelsean dhe Tottenham Hotspur janë vënë pas brazilianit.
Por hap para për transferimin e tij ka bërë Tottenham Hotspur që tanimë ka dërguar një ofertë për lojtarin.
Zonja e Vjetër shpenzoi 40 milionë euro për transferimin e brazilianit nga Torino, derisa Spurs duan ta transferojnë atë këtë verë.
Londinezët kanë ofruar 50 milionë euro, derisa Juventus po kërkon 10 milionë më shumë për qendërmbrojtësin.
Gjithsesi drejtuesit e dy skuadrave janë duke biseduar dhe mund të arrihet marrëveshje për një shumë mes 50-60 milionëeuro. /Telegrafi/