Telegrafi

Bregu i Fildishtë në çerekfinale

Elefantët kaluan në epërsi me anë të Gervinhos (23’), i cili vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë (66’), Siaka Tiene dyfishoi epërsinë me një gol të shënuar nga gjuajtja e lirë.

Në minutat shtesë, Didier Drogba trefishoi epërsinë, ndërkohë që Asamoah Gyan shënoi golin e nderit për Ganën.

Duke qenë se Grupi B përbëhet vetëm nga tri përfaqësuese (pas mospjesëmarrjes së Togos), me këtë fitore Bregu i Fildishtë siguron kualifikimin.

Ndërkohë, Gana dhe Burkina Faso që kanë nga një pikë, do të kenë përballje të drejtpërdrejtë për një vend në çerekfinale. /Telegrafi/