Në orët e vona të pasdites, në lagjen “Bregu i Diellit”, më saktësisht tek Ambulanca është paraqitur një prishje në rrjetin nëntokësorë të KEDS-it, ku për pasojë kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike konsumatorët e asaj ane.
KEDS thotë se për shkak të natyrës së prishjes, nevojitet që intervenimi të bëhet me makineri për të arritur deri tek prishja.
“Ekipet e KEDS kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë përpjekje që të sanojnë sa më parë prishjen por kompleksiteti i këtij rasti dhe kushtet e rënduara atmosferike e bëjnë të pamundur sanimin e menjëhershëm të prishjes, për çka KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar”, njoftoi KEDS./kp/