Dy prej zërave më kundërshtues të Bashës gjatë qëndrimit të PD në çadër, Eduard Selami dhe Majlinda Bregu, të cilët më pas u lanë jashtë listave për kandidatë, i janë bashkuar në mitingut përmbyllës të PD.
Edhe pse kanë qenë figura jo të vogla në kampin blu, ata u lanë jashtë listës së kandidatëve për deputet nga Basha, vendimin që nuk u prit mirë, të paktën nga Majlinda Bregu.
Por ndërsa Eduard Selami i ka ofruar mbështetjen me kohë Bashës, edhe Majlinda Bregu i është bashkuar mitigut përmbyllës të Partisë Demokratike që mbahet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke shprehur hapur edhe mbështetjen e tyre për forcën që kanë dhënë kontributin e tyre për shumë vite.