Site icon Telegrafi

Bregdeti u mbush në mënyrë misterioze nga qindra ‘patate deti’ (Foto)

Rosie Hendrick po shëtiste në një bregdet të Cornish të Anglisë, kur vërejti fenomenin misterioz që kishte mbushur plazhin.

Valët kishin nxjerrë në breg qindra krijesa misterioze, që banorët e zonës i quajnë ‘patate të detit’, transmeton Telegrafi.

Plazhi i mbushur me ‘patate deti’

“Kishin diametër deri në nëntë centimetra, ishin shumë të pazakontë dhe nuk lëviznin”, ka thënë Hendrick. Megjithatë, nuk i ka prekur nga frika se mund të helmohet.

Në fakt, këto gjallesa i përkasin të njëjtës familje të krijesave si yjet dhe iriqët e detit. Shkaku i formës në formë zemre, në leksikun e botës nënujore njihen edhe si Iriqët Zemër.

Gjallesat me diametër deri nëntë centimetra

Këto ‘patate’ jetojnë në tabanët e bregdeteve të tërë Mbretërisë së Madhe, ndërsa rrallë ndodhë që të del ndonjë në breg.

Shkaku i temperaturës së lartë, ka bërë që ato të dalin prej afro 200 metra thellësi dhe në numër enorm të shfaqen në bregdet. /Telegrafi/

Exit mobile version