Telegrafi

Bregdeti shqiptar në klipin e yllit botëror (Video)

Jonas Blue ka publikuar ditën e djeshme projektin më të ri muzikor.

Ylli i famshëm britanik në bashkëpunim me William Singe ka sjell këngën “Mama”.

Dj dhe producenti britanik ka zgjedhur bregdetin e bukur shqiptar për klipin e këtij projekti muzikor, duke bërë kështu një promovim të mrekullueshëm të vendit tonë.

Në klipin e kësaj kënge është e pranishme edhe modelja bukuroshe, Oriola Marashi, e cila duket e sensacionale në këtë projekt të artistit të disa hiteve muzikore si “Fast Car”, “Perfect Stranger” etj.