Brett Chatwin e ka fotografuar ngjarjen që ka ndodhur në një bregdet të Tazmanisë, kur uji është ndriçuar si pjesë e fenomenit të rrallë.
Nga thellësia është shfaqur një dritë me nuancë të kaltër, e cila shkaktohet nga algat njëqelizore dhe planktonet, kur goditen nga valët apo rrymat e ujit, transmeton Telegrafi.
Kur kjo ndodhë, qelizat ndriçojnë dhe për pasojë hapësira lëshon dritën e çuditshme.
“Ishte madhështore, por nuk zgjati shumë. Mjaftoi që të bënim fotografi, sepse nuk po i besonim syve”, ka shkruar Chatwin lidhur me rastin.
Në anën tjetër, ekspertët nuk po dinë nëse ky fenomen do të përsëritet dhe kur do të ndodhë.
Po që se do të dihet data dhe vendi konkret që do të ndriçohej, mund ta kthente këtë vend bregdetar, në një destinacion turistik. /Telegrafi/