Telegrafi

Bregdeti mbushet papritmas nga qindra kandil deti (Video)

Jeannette Cann ka qenë në dyqanin e saj që ndodhet në Devon të Anglisë, kur ka parë shumë njerëz që ishin mbledhur te bregu i detit.

Me tu afruar, ajo u befasua nga qindra kandil deti që e kishin bërë sipërfaqen të merrte ngjyrën rozë, transmeton Telegrafi.

“Ishte sikur një masë xhelatine që lëvizte njëherësh, nuk kisha parë kurrë diçka të tillë”, ka thënë Cann lidhur me rastin.

Ekspertët kanë thënë se ky fenomen natyror është krijuar shkaku i temperaturave të larta, që u ka krijuar kushte të mira këtyre gjallesave që të shumohen. /Telegrafi/

https://youtu.be/rYScuJ_hpB8