Kështu, në 19 pika ku janë marrë kampione, ndotja bakterologjike në këtë bregdet ka rezultuar shumë herë më e lartë se normat e lejuara. Për të minimizuar këtë shkallë ndotjeje është i domosdoshëm ndalimi i derdhjes së ujrave të zeza në det.
Drejtoresha Brunilda Ndreu bëri apel për përmirësimin e kushteve sidomos në muajt me fluksin më të madh të pushuesve korrik- gusht. “Kemi probeme të mbarura nga vitet e kaluara siç është derdhja e ujrave urbane në 19 pika në gjithë zinxhirin nga Uji i Ftohtë e deri tek Bolonja, çka krijon një ngarkesë bakteriale dhe një mundësi për infeksion, sidomos në muajt kur kemi edhe rritje të popullatës”, tha Ndreu.
Një kontroll i veçantë është kryer për kushtet higjieno-sanitare në bare dhe restorante për të shmangur kontaminimin e ushqimeve. Nga këto kontrolle, është vënë re një përmirësim krahasuar me një vit më parë.
Problem gjatë sezonit turistik mbeten shitësit ambulantë, numri i të cilëve rritet ndjeshëm dhe është i pamundur t’i kontrollosh sistematikisht. Po ashtu, nga Drejtoria e Shëndetit Publik çdo ditë kryhen analizat bakterologjike të ujit të pijshëm për të siguruar cilësinë e tij./Telegrafi/