Site icon Telegrafi

Breedlove: NATO ka nevojë të forcojë mbrojtjen ajrore në shtetet baltike

Komandant i lartë NATO-s ka thënë se aleanca duhet të forcojë patrullat e saj ajrore në shtetet baltike për të qenë e gatshme t`i mbrojë ato në kohë lufte.

NATO ka aktualisht ka tetë avionët që patrullojnë qiellin mbi Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë. Ky numër është rritur nga katër avionët që patrullonin këtë zonë në vitin 2014, pasi Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë.

“Mendoj se aleanca ka nevojë të jetë e gatshme për misionin e mbrojtjes ajrore”, i ka thënë Philip Breedlove, komandanti suprem, në largim, i Aleancës së Evropës, gazetarëve të Vilnius.

Exit mobile version