Site icon Telegrafi

Breedlove: NATO-ja të vë kontakte me Rusinë, të mos rrezikojë më gjatë

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove, i pensionuar së fundmi, ka thënë se NATO-ja duhet të hap linja zyrtare të komunikimit me Rusinë në mënyrë që të shmang eskalimet e mëtejme të tensioneve në Evropë.

Breedlove, para një audience në Këshillin Atlantik ka thënë se beson se NATO-ja duhet të forcojë linjat e komunikimit me Rusinë së shpejti, transmeton KosovaPress.

“Mendoj se ne – në një mënyrë të vendosur – duhet që të themelojmë komunikim kualitativ me Rusinë. Nëse presim që ajo të na bie në gjunjë, do të dështojmë dhe rrezikojmë shumë”, ka thënë Breedlove.

Exit mobile version