Site icon Telegrafi

Bredhi zhvillohet në mushkëritë e njeriut

Mjekët kishin menduar se Artyom Sidorkin, 28-vjeçar, ka kancer të mushkërive kur ai kishte filluar të kollitej dhe të nxirrte gjak, duke u ankuar për dhimbje të madhe në gjoks.

Mirëpo derisa po e operonin për t’ia larguar tumorin, mjekët kanë mbetur të habitur kur kanë vërejtur një bredh i cili po rritej në mushkëritë e tij.

“I mbylla sytë tri herë dhe thash po kam halucinacione”, ka thënë kirurgu Vladimir Kamashev nga spitali Izhevsk në Rusi.

Mjekët besojnë se Artyom ka thithur farën e bredhit, e cila është zhvilluar në mushkëritë e tij dhe ka filluar të rritet, duke shkaktuar dhimbje të madhe.

“Kisha dhimbje të madhe, mirëpo të them të drejtën nuk ndjeja praninë e trupit të huaj brenda meje”, ka thënë Artyom.

Exit mobile version