Ky bredh është ndërtuar nga 2,018 monedha të floririt, kurse në maje të saj është i vendosur ylli që gjithashtu është nga ari i pastër, ka njoftuar kompania nga Munihu i Gjermanisë, “Pro Aurum”.
Bredhi është tri metra i lartë, peshon mbi 63 kilogramë, kurse çmimi është 2,3 milionë euro. Monedhat i dedikohen filarmonisë së Vjenës, transmeton Telegrafi.
Dhe kur bëhet fjalë për një sasi kaq të madhe të arit, është e natyrshme që këtë bredh e ruajnë persona të armatosur që qëndrojnë 24 orë pranë saj. Ajo do të qëndrojë në hapësirat e “Pro Aurum” deri më 15 dhjetor. /Telegrafi/