Site icon Telegrafi

Bredhi i Krishtlindjeve prej çokollate, 10 metra i gjatë

Patrick Roger instilacionin e vet e prezantoi brenda punëtorisë në Sceaux dhe tërë këtë e bëri për të grumbulluar para për bamirësi.

Bredhi peshon katër tonelata, që përmban rreth 800.000 copë çokollata të madhësisë normale.

Për përgatitjen e këtij bredhi janë nevojitur dy muaj punë, ndërsa të gjithë ata që do të dhurojnë para, do t’u jepet si shpërblim nga një degë e bredhit- shkruan Telegraph. /Telegrafi/

Exit mobile version