Site icon Telegrafi

Bredhi 11 milionë dollarësh

Bredhi i lartë 11 metra është e mbuluar me zbukurime prej argjendi, llampa shkëlqyese prej kristali, por ajo që e bën të shtrenjtë këtë bredh janë në të vërtetë diamantet, margaritarët, gurët e safirit dhe gurët e tjerë të çmueshëm që zbukurojnë bredhin.

Xhevahiret e shtrenjta i ka ekspozuar shtëpia e xhevahireve “Style”. “Bredhi vlen 10.000 dollarë, por për shkak të xhevahireve me të cilët është i zbukuruar ky bredh vlen përafërsisht 11.5 milionë dollarë”, tha drejtori i hotelit me shtatë yje, Hans Olbertz, shkruan “Daily Mail”.

Olbertz tha se bredhin do ta kandidojë për librin e rekordeve Guinness për ta marrë edhe konfirmimin zyrtar si bredhi më i shtrenjtë i Krishtlindjeve në botë. Edhe pse në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk festohen Krishtlindjet, drejtori i hotelit tha se ky është një vend shumë liberal.

“Në hotelin Emirates Palace edhe më herët është vendosur bredhi i Krishtlindjeve, por kësaj radhe kemi dashur diç më të veçantë”, tha Olbertz. Emirates Palace është hotel luksoz me shtatë yje ku rezervimi për shtatë ditë kushton rreth një milion dollarë.

Natyrisht mysafirët kanë në dispozicion ndërmjet tjerash edhe shoferin personal i cili i shëtitë ata me makinë luksoze në destinacionin e caktuar dhe po ashtu kanë në dispozicion edhe një aeroplan privat nëse dëshirojnë të vizitojnë ndonjë nga shtetet e rajonit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version