Të paktë janë personat të cilëve nuk u pëlqen ky sezon festiv, i karakterizuar me bredha, dekorime, e shumë gjëra tjera.
Por tani, sipas statistikave nga ‘eBay’, duket se personat të cilët blejnë përmes internetit e kanë zëvendësuar bredhin tradicional me bredhin ngjyrë rozë, transmeton Telegrafi.
Siç raportohet, ka një rritje prej 615 për qind në kërkimet për bredha ngjyrë rozë krahasuar me vitin e kaluar.
Çdo orë nga 18 njerëz janë duke kërkuar në ‘eBay’ për bredh ngjyrë rozë.
Më poshtë i keni disa fotografi ku mund të shihni se si do të dukej një bredh i tillë në shtëpinë tuaj! /Telegrafi/