“Na kanë gjuajtur me gurë dhe na kanë thyer autobusin, me ç’rast edhe e kanë lënduar shoferin e autobusit, lojtarët nuk janë të lënduar fatmirësisht”, njoftoi plejmejkeri i Sigal Prishtinës.
“Këto incidente nuk duhet me ndodhë, federata i ka ndalu tifozët që të udhëtojnë për shkak të këtyre incidenteve, e tash ndoshta duhet me i ndalu edhe lojtarët që të mos udhëtojnë për shkak të këtyre rasteve”.
“Kjo e hap një faqe të zezë për sportin e Kosovës, sepse tash qysh na kanë sulmuar tifozët e tyre neve, tani edhe tifozët tanë mund ta ndiejnë si borxh me ua kthye atyre dhe mund të ndodhë ndonjë incident edhe më i madh”, theksoi ai për Telegrafin.
“Unë mendoj se nuk është dashur të ndodhë kjo gjë, të paktën nuk është dashur të sulmohen lojtarët, edhe pse neve na kanë sulmuar gjatë tërë kohës edhe gjatë lojës në parket. Mua personalisht, më kanë goditur dy herë dhe atë mu afër syve”.
Sa i përket ndeshjes së zhvilluar mbrëmë kundër Pejës, ku Sigal Prishtina pësoi një humbje turpëruese e cila nuk mbahet mend t’i ketë ndodhur bardhekaltërve që nga koha e pasluftës, Breca u shpreh kështu: “Humbja ishte e thellë, për shkak se kemi hyrë në ndeshje me presion shumë të madh, e dyta nuk kemi pas koncentrim dhe nuk i kemi dëgjuar këshillat e trajnerit dhe nuk i kemi zbatuar ato, e dikur loja erdhi në një nivel që nuk u luajt më aty basket, por më shumë janë bërë gjeste josportive se sa ato që i takojnë sportit. Por, ky është sporti, a humb për dy pikë apo për 30-të, prapë se prapë është humbje”, tha Breca për Telegrafin.
I pyetur nëse ka ndonjë mesazh për Plisat, ai tha: “Besoj që mesazhin e kanë kuptuar atë mbrëmë, kur na kanë pa në asi gjendje në fushë”, potencoi Breca. /Telegrafi/