Site icon Telegrafi

Breca: Nuk flas me Dardanin sepse më shau

Në ndeshjen e fundit kundër Pejës në finalen e Kupës së Kosovës, shpeshherë janë vërejtur përplasjet e këtyre dy lojtarëve në fushë, por askush nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë, Telegrafi iu sjellë ekskluzivisht rrëfimin e të dy lojtarëve në lidhje me këtë incident.

“Unë nuk kam pasur asgjë kundër tij, por në njërën prej ndeshjeve më ka fyer shumë keq dhe prej asaj loje nuk bisedoj më me të. Më herët kam pasur marrëdhënie të mira me të, por prej atij momenti që më ka fyer me nënë raportet kanë ndryshuar, sepse unë nuk e lejoj askënd në botë me ma sharë atë që më ka mbajtur në bark për nëntë muaj. Faktikisht unë nuk i kam bërë asgjë atij, ai vetë më ka provokuar me fyerje”, deklaroi Breca për Telegrafin.

Ndërsa në anën tjetër Dardan Berisha ka thënë se nuk ka probleme me Fahri Brecën.

“Unë nuk kam probleme me Fahri Brecën dhe nuk mendoj se do të kem ndonjëherë. Ndoshta është keq të them, por mendoj se nuk është mirë me ra në asi niveli për me u sharë. Brecën nuk e kam njohur më parë, përveç basketbollit. Unë mendoj se ai e ka opinionin e tij, por nuk është nevoja me thënë se e kam fyer unë apo jo, kur të gjithë e dinë se çfarë lojtari është ai”, tha Dardani për Telegrafin.

Ndërsa, sa i përket lojës që zhvillohet sonte në mbrëmje, të dy lojtarët kanë thënë se presin një ballafaqim shumë të fortë. Breca tha se Peja e bazon lojën në individë si Dardanin dhe Samirin, e sikur ai ekip të arrinte të luajë lojë ekipore do të ishin shumë më të rrezikshëm. Teksa, Dardani tha se janë favorit pasi që luajnë si vendas. /Telegrafi/

Exit mobile version