Site icon Telegrafi

Breca do të luante me Dardanin te Sigal Prishtina

I pyetur se a do të pranonte të luajë me Dardan Berishën në një ekip për ta përfaqësuar Kosovën sa më mirë në Ligën Ballkanike, kur e dimë se këta dy kohëve të fundit kanë pasur disa fërkime, Breca tha: “Për Prishtinën tërë jetën kam flijuar shumë gjëra, nuk e di a është Dardani në plan që të vijë në Prishtinë, këto për momentin janë vetëm spekulime mediale sepse në klub nuk është përmendur fare”.

“Për mua personalisht, nuk e di çfarë të them sepse kur e ke një lojtar kundërshtar ai shfaq karakter tjetër, ndërsa kur e ke në klub shfaq një karakter krejt tjetër. Normalisht që me ata njerëz që i mbrojmë ngjyrat e klubit ne i harrojmë të gjitha diferencat individuale dhe mundohem të bëhemi si grusht për të arritur sukses”, ka thënë Breca për Telegrafin.

A do të ishte më e fortë Sigal Prishtina po të mos e largonte nga pozita e trajnerit Arben Krasniqin se sa të sillte Ahmet Kandemirin nga Turqia, Fahriu tha: “Nuk mund të them se a do të kishte sukses ai apo ky, mirëpo unë e di se me ardhjen e trajnerit të ri loja jonë ka marrë një freski dhe ky trajner ka treguar gjëra që kemi mundur t’i mësojmë jo vetëm ne por edhe trajnerët tjerë, sepse ky është një trajner i kalibrit të madh”.

“Mirëpo sa i përket pyetjes, mendoj se ai ka sjellë një freski në lojën tonë sepse për shtatë vite me radhë kemi luajtur lojën e njëjtë”, shtoi ai. /Telegrafi/ 

Exit mobile version