Nëse rrotullimet e kokës, rrotullimet e njohura si ‘ëindmills’ apo mullinjtë me erë, madje edhe rrotullimet me bërryla janë gjëja juaj, atëherë duhet të bëheni pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, sepse breakdancing po bëhet zyrtarisht një sport olimpik.
Nëse filmi ‘Step Up’ është baza për njohuritë tuaja mbi breakdancing, tani po vjen një befasi edhe më e madhe.
Në një tregues tjetër të përpjekjeve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të tërhequr shikues nga nënkultura të ndryshme, ‘breakdancing’ do të bëjë debutimin e tij në edicionin e Lojërave Verore të vitit 2024.
Sporte të tilla si skateboarding, BMX dhe ngjitja në shkëmb, të gjitha bënë paraqitjet e tyre debutuese në lojërat e Tokios dhe tani breakdancing do të ndjekë shembullin në një përpjekje për të tërhequr shikues më të rinj.
Pra, për ata që nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për rregullat, kjo është se si do të funksionojë.
Garuesit do të luftojnë njëri-tjetrin në duele, ku secili pjesëmarrës do të marrë me radhë kohën e tij për t’i treguar aftësitë dhe shkathtësitë.
Një DJ do të vendosë një melodi dhe një konkurrent do të ketë 60 sekonda për t’u përgjigjur dhe për të përshtatur lëvizjet e tij me muzikën.
Kundërshtari i tij do të përpiqet ta kalojë atë në një farë mënyre, me konkurrentët që shkojnë raund për raund kundër njëri-tjetrit.
Dhe performancat nuk do të bazohen thjesht në atë se sa ‘cool’ duken.
“Sistemi Trivium” do të shohë zyrtarët të gjykojnë pjesëmarrësit bazuar në “trupin”, “mendjen” dhe “shpirtin”.
‘Trupi’ do t’i referohet lëvizjeve fizike të përcaktuara nga konkurrenti.
‘Mendja’ do të jetë krijimtaria që ka një konkurrent në përgjigje të muzikës dhe lëvizjeve të kërcimit të opozitës.
Dhe ‘shpirti’ do të jetë dhunti dhe stili interpretues i lidhur me lëvizjet.
Betejat janë gjithashtu më taktike sesa mund të supozohet.
Konkurrentët do të analizojnë pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit të tyre dhe do të përshtatin rutinën e tyre për të shfaqur të metat e tjetrit.
Me popullaritetin në rritje të sportit gjatë dekadave të fundit, do të jetë një mundësi fantastike për të shfaqur talentet në një platformë krejtësisht të re. /Telegrafi/