Telegrafi

Brazilianin e natyralizuar si ukrainas e pret lufta me Rusinë, nuk mund të largohet nga vendi

Në kampionatin elitar të Ukrainas aktivizohen shumë brazilianë, saktësisht plot 30 futbollistë nga vendi amerikano-latin.

Një ndër ta është edhe Junior Moraes i cili ka lindur në Santos, ndërsa aktivizohet me Shakhtar Donetsk dhe prej 10-vitesh luan në Ukrainë.

Duke qenë shumë i lidhur me Ukrainën, 34-vjeçari ka marrë edhe pasaportën e këtij vendi ndërsa ka zhvilluar me kombëtaren ukrainase 11 ndeshje, teksa ia ka dalë të shënojë edhe një gol.

Lexo po ashtu Vjen reagimi i Rusisë pasi që UEFA zhvendosi finalen e Ligës së Kampionëve në Francë

Mirëpo, ndryshe nga patriotët e tij brazilianë të cilët po mundohen të gjejnë një rrugë për t’u larguar nga Ukraina, situata për Moraes është tjetër.

Duke qenë se ka pasaportën ukrainase Moraes pret një thirrje për të dalë në vijën e parë të zjarrit tashmë që ka nisur lufta me Rusinë, teksa Ukraina i ka dhënë lejen fëmijëve dhe grave të largohen nga vendi, mirëpo për meshkujt kërkohet kontribut në këtë moment të vështirë.

Mbetet për t’u parë nëse Moraes do ta marrë përsipër të kryejë këtë akt patriotik për Ukrainën edhe pse nuk është një ukrainas, por që në këtë vend ka shpenzuar vite të konsiderueshme nga jeta e tij. /Telegrafi/