Alessandra Alves e njohur si femra me kofshët më të fuqishme në Brazil, ka arritur që pa ndonjë problem që shalqirin afro 12 kilogramë ta shtyp plotësisht në momentin që e futi në mes të këmbëve.
Alves të cilës i ka pëlqyer bodybuildingu dhe që me këtë sport filloi të merret si 14-vjeçare, nuk e pati të vështirë që brenda disa sekondave ta shtyp shalqirin gjigant, transmeton Telegrafi.
Braziliania që dikur kishte punuar edhe si modele fitnesi, tha se ndihet mrekullueshëm kur i sheh femrat duke kryer disa gjëra që deri më tani është konsideruar si mund t’i bëjnë vetëm meshkujt.
Ajo jo vetëm që shfaqi talentin në shtypjen e shalqinjve, por edhe në peshëngritje – dhe atë deri në 150 kilogramë. /Telegrafi/