Site icon Telegrafi

Braziliania e Drenicës

Volejbollistja braziliane, Melissa Ortega, po shijon kohën që po e kalon në qytetin e Skenderajt, shkruan Koha Ditore.

Ortega në Kosovë, përkatësisht në Skenderaj, ka “zbarkuar” para një muaji, ndërsa ka ardhur nga Brazili që të ndihmojë klubin Skenderaj që të mbrojë titullin e Kampionit të Kosovës në volejboll.

Për Skenderajn, Ortega nuk ka dëgjuar ndonjëherë derisa dëgjoi mundësinë që të luajë për këtë skuadër.

Nuk ka dëgjuar as për Kosovën. Kur ka vendosur që të pranojë ofertën të luajë në Kosovë, volejbollistja braziliane nuk e ka ditur se çka e pret. Por për ardhjen në Kosovë nuk kishte dyshime.

Exit mobile version