Telegrafi

Braziliani shkatërroi klinikën dentare me pohimin se dentisti ka vendosur një çip përgjues në dhëmbin e gruas së tij

Një grua dhe bashkëshorti i saj kanë arsyetuar vendimin e tyre për të dëmtuar një klinikë dentare braziliane pasi pretenduan në mënyrë të çuditshme se dentisti i kishte vendosur fshehurazi një çip në gojë asaj tre vjet më parë për të dëgjuar bisedat e familjes së tyre.

Incidenti tronditës u regjistrua nga zyra e Belo Horizonte, kur Kenia Aparecida, 27-vjeçare dhe partneri i saj 31-vjeçar, erdhën dhe kërkuan ta takonin dentistin të mërkurën, transmeton Telegrafi.

“Në vitin 2019, unë fillova trajtimin në klinikë përmes një marrëveshjeje”, tha Aparecida për G1.

“Më nxorën dy dhëmbë dhe pa autorizimin tim, ata më vendosën një çip në gojë dhe dëgjuan bisedat e mia. Por im shoq e pa që ishte në (gojë) dhe dentisti nuk dëshiron ta nxjerrë”.

Videoja nga kamerat e sigurisë tregojnë bashkëshortin e brazilianes duke qëndruar pranë tavolinës së recepsionit, në pritje të shërbimit, kur papritur goditi një nga ekranet e kompjuterit, e më pas duke rrëzuar pothuajse gjithçka nga tavolina e recepsionstëve.

Braziliania e cila kishte fëmijën në dorë debatonte me punonjëset aty, për një moment kapi gjësende nga tavolina  për t’i hedhur në tokë.

“Pasi u implantua çipi, gjithçka që thuhet në shtëpinë e familjes, njerëzit në rrugë e marrin vesh”, pretendoi Aparecida.

Burri i saj tha se ata humbën kontrollin e tyre pasi ishin përpjekur ta hiqnin çipin në disa raste.

“Ne veprojmë sipas emocioneve, thjesht duhet t’ia heqim çipin”, tha ai. “Kemi kërkuar disa herë dhe dentisti nuk e nxjerr. Ne u përpoqëm të flisnim dje (e mërkurë) dhe ata nuk donin të na dëgjonin”. /Telegrafi/