Një tentim plaçkitje bizare ka ndodhur në një argjendari në Brazil. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një burrë të palëvizshëm në karrocë, i cili kërcënonte punonjësin e argjendarisë të cilit ia kishte drejtuar revolen të cilën e mbante me shputa të këmbëve.
Incidenti ka ndodhu në qytetin brazilian Caneli, ku punonjësi i argjendarisë fillimisht mendoi se bëhet fjalë për ndonjë shaka – dhe për këtë arsye vazhdimisht injoronte plaçkitësin, transmeton Telegrafi.
Por, 19-vjeçari e kishte seriozisht. Duke marrë parasysh se nuk mund ta përdorte revolen në mënyrën e duhur për shkak të invaliditetit, atë e vendosi në këmbë. Ai madje kishte shkruar një letër me të cilën kërkonte para.
Megjithatë tentimi për të kryer plaçkitjen nuk shkoi sipas planit, pasi policia kishte mbërritur me kohë në vendin e ngjarjes duke arrestuar plaçkitësin.
Në fund është konstatuar se revolja nuk ishte e vërtetë, dhe se në karrocën e invalidit është gjetur një thikë e madhe e kuzhinës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=21&v=m3lbRQYvjfU&feature=emb_title