Telegrafi

Braziliani kërkon medaljen duke ngrënë sa më shumë ushqim

Derisa shumë olimpistë hanë me kujdes për të ruajtur peshën ideale dhe formën fizike, shenja plus te kategoria 105 kilogramë nënkupton se peshëngritësi brazilian Fernando Saraiva Reis duhet të sigurohet që të ha sa më shumë ushqim për të mbajtur peshën e duhur për gara.

“Aq shumë ushqim, aq shumë ushqim ka këtu”, ka thënë 26-vjeçari, që është vendosur në Fshatin Olimpik të hënën, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e Rio2016.com.

Por, për një sportist pesha e të cilit është 146 kilogramë, ngrënia e sasisë së madhe të ushqimit të shijshëm mund të mos jetë edhe aq e mirë.

“Ushqimi për mua nuk është çështje shijimi. Nuk e shijoj fare, pasi duhet të hajë sa më shumë për të shtuar peshë dhe për ta mbajtur atë. Për mua ushqimi është si benzinë. Unë kam një motor dhe duhet të mbushi atë vazhdimisht me benzinë për të funksionuar”, thotë Saraiva Reis.