Site icon Telegrafi

Braziliani inskenoi arrestimin për t’i propozuar të dashurës

Propozimeve ka filluar t’i kushtohet çdo ditë e më shumë rëndësi, e këtë e dëshmojnë veprimet e pazakonta që po i bëjnë partnerët anembanë botës.

Më i fundit është rasti i një braziliani që inskenoi arrestimin, në mënyrë që të mund t’i propozojë të dashurës, transmeton Telegrafi.

Ai këtë e arriti me ndihmën e dy zyrtarë policorë nga Rio de Janeiro, ku Marcos Veloso shokoi Shirley Mclaynee me lajmin se dyshja kanë blerë një veturë të vjedhur.

Videoja e fejesës është regjistruar nga miqtë, ku policët kishin prangosur Veloson dhe po e merrnin në pyetje lidhur me prejardhjen e mjetit motorik.

E në një moment kur e dashura e tij u afrua për të parë se çfarë po ndodhte, mbeti e habitur kur ai me pranga në duar u gjunjëzua dhe i kërkoi të martohet me të.

Pamjet e këtij propozimi janë bërë virale, kurse Shirley e emocionuar i tha “po” propozimit të Marcosit. /Telegrafi/

Exit mobile version