Telegrafi

Braziliani humb jetën pasi dyshohet se oficerët e futën brenda një makine të mbushur me gaz

Vdekja e një burri me ngjyrë, i cili u detyrua të futej në një bagazh policie ku brenda ishte ndezur granata prej gazi, ka ngjallur reagime në Brazil.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, policia ndaloi në rrugë 38-vjeçarin, Genivaldo de Jesus Santos, në qytetin veri-lindor të Umbauba, shteti Sergipe, të mërkurën.

Ai mund të dëgjohej duke bërtitur derisa po mbahej nga dy oficerë brenda bagazhit të një SUV-je të mbushur me tym.

Këmbët e tij, të cilat dalin jashtë automjeti, godasin për një kohë, derisa përfundimisht ndalojnë së lëvizuri, sipas pamjeve.

Një raport i autopsisë të enjten konfirmoi se Santos vdiq nga asfiksia.

Policia federale e autostradës së Brazilit tha se është hapur një procedim disiplinor për të hetuar sjelljen e oficerëve. Një hetim është hapur gjithashtu nga policia federale për rrethanat e vdekjes së Santos.

Ka raportime kontradiktore për ngjarjen.

Një deklaratë e policisë tha se Santos ishte arrestuar sepse ai i kishte “rezistuar në mënyrë aktive” qasjes së policisë dhe për shkak të “agresivitetit të tij… teknikat e imobilizimit dhe instrumentet me potencial më pak sulmues” u përdorën për ta frenuar atë. /Telegrafi/