Kombëtarja e Brazilit ka shënuar fitore ndaj Paraguait me rezultat 0-2 në ndeshjen e gjashtë kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Selecao ka vazhduar serinë e qind për qind duke marrë edhe fitoren e gjashtë nga po kaq ndeshje kualifikuese në grupin amerikano-latin.
Fitorja e Brazilit erdhi e gjitha nën regjinë e yllit kryesor dhe kapiteni, Neymar, i cili shënoi një gol dhe dhuroi një asistim.
Pjesa e parë ishte e barabartë, por me Brazilin që shënoi golin e vetëm me anë të Neymar (4’) që shënoi për 0-1 pas asistimit të Gabriel Jesus.
Brazili shënoi edhe në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Richarlison, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Në pjesën e dytë, Selecao ishte ekip më i mirë duke krijuar më shumë dhe duke shënuar edhe një gol për të siguruar fitoren.
Goli i dytë dhe i sigurisë erdhi në minutat shtesë të ndeshjes me anë të Lucas Paqueta, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 0-2 pas asistimit të Neymar.
Me këtë fitore, Brazili e sheh veten në pozitën e parë me 18 pikë, ndërsa Paraguai vendin e gjashtë me shtatë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Selecao udhëton te Kili, teksa Paraguai udhëton te Ekuadori. /Telegrafi/
But de Neymar ! 🇧🇷https://t.co/ukV9FutrMN
— MMiotto (@Maxmiotto_) June 9, 2021
https://twitter.com/Shafaqut94/status/1402463965519699969